E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kampionati rikthehet ethshëm në fushë

Rikthehet kategoria e parë pas pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtares, apo dhe përfaqësueseve të moshave. Në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, kjo në kuadrin e javës së 21-të, do të vijë derbi i Vlorës, Oriku – Flamurtari, që do të jetë dhe starti i Diego Longos në krye të kuqezinjve. Ndërkohë siparin e javës e hap Skënderbeu të premten në përballjen me Apoloninë. Një shans më tepër për korçarët për të ruajtur kreun. Por i tillë ky shans është dhe për Dinamon, që të hënën mbyll javën e 21-të në përballjen me Korabin në “Selman Stërmasi”. Parë kështu, duke llogaritur dhe fitoren e mundshme të Flamurtarit në Orikum, atëherë treshja e vendit të parë në renditje nuk duket se do të ndryshojë.

Të gjitha sfidat e tjera janë ndeshje për mbijetesë. Kjo duke nisur nga Lushnja – Besa, Burreli – Besëlidhja e përfunduar tek Tërbuni – Turbina. Ajo që duhet kujtuar është fakti se nga kategoria e parë në të dytën zbresin katër ekipe, teksa anasjelltas ngjiten dy. Ndërkohë skuadrat e renditura nga vendi i dytë deri në të pestin në Kategorinë e Dytë bën Play-off me skemën 2-5 dhe 3-4 dhe fitueset luajnë me të nëntën dhe të dhjetën e Kategorisë së Parë për t’u ngjitur më lart. Në Kategorinë Superiore ngjiten dy të parat, kurse luhet më pas me skemën 3-6 dhe 4-5 për të nxjerrë skuadrën, e cila do të bëjë ndeshje shtesë me të tetën e Abissnet Superiore. Ndaj dhe kampionati sa vjen e bëhet më interesant në të dyja Kategoritë.

JAVA XXI

E premte, 31 mars 2023

Skënderbeu – Apolonia           ora 15:00

E shtunë, 1 prill 2023

Lushnja – Besa                        ora 15:00

Burreli – Besëlidhja                 ora 15:00

Tomori – Luzi 2008                ora 15:00

Tërbuni – Turbina                             ora 15:00

E diel, 2 prill 2023

Oriku – Flamurtari                            ora 15:00

E hënë, 3 prill 2023

Dinamo – Korabi                    ora 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›