E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Enkileda Carja, e bronztë në Botëror

Shqipëria ka marrë dy medalje në Kampionatin Botëror të moshës 15 dhe 17 vjeç në peshëngritje, që është duke u zhvilluar në Durrës. Enkileda Carja, vetëm 15 vjeç, edhe duke ardhur nga Bateria B ka arritur të marrë dy medalje të bronzta. 87 kilogram në stilin e shkëputjes dhe 100 kilogram në stilin e shtytjes. Dhe në dyagrësh 187 kilogram. Që do të thotë medaliste e bronztë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh.

Disa muaj më parë, Carja ishte medaliste e bronztë dhe në Kampionatin Europian të moshave. Një peshëngritëse shumë e talentuar, që do të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e ardhshme të vitit 2023, ndërsa ishte krenaria e shtangës shqiptare në botërorin durrsak e stërvitur me shumë mund nga Eglantina Kalemi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›