E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Play-off rrit tensionin tek pretendentët

Volejbolli shqiptar tanimë ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë. Bëhet fjalë për fazën Play-off për titull kampion. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, dy vendet e para si për femra, ashtu dhe për meshkuj janë kualifikuar direkt për në gjysmëfinale. Dy gjysmëfinalistët e tjerë do të dalin nga ndeshjet mes vendit të tretë dhe të gjashtë dhe 4-5, ndërsa tanimë janë luajtur dhe takimet e para. Kështu për meshkuj Vllaznia ka hedhur një hap drejt raundit gjysmëfinal, ndërsa ka fituar në Korçë. E të njëjtën gjë ka bërë dhe Tirana, në një fitore të pastër 3-0. Kalimi në raundin gjysmëfinal është me dy ndeshje, ndërsa në një farë mënyre si për Vllazninë, ashtu dhe Tiranën thuajse është punë e mbaruar. Dhe ato që janë kualifikuar për në raundin gjysmëfinal direkt ishin Partizani dhe Erzeni.

Për femra të drejtën e vajtjes direkt në gjysmëfinale e kanë marrë Skënderbeu dhe Partizani. Ndërkohë Tirana ka mundur Lushnjën 3-0, kurse Vllaznia me shumë mund 3-2 Barletin. Që do të thotë se çifti Barleti – Vllaznia pritet të ketë dhe më shumë surpriza. Kampionët në fuqi të volejbolli shqiptar janë Skënderbeu për femra dhe Tirana për meshkuj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›