Mbërrin në Tiranë ekipi i Milan

Shevcenko mbërriti rreth 30 minuta përpara skuadrës pasi vinte nga Ukraina, ku ishte i impenjuar me përfaqësuesen e tij, ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës, që duhet të dilte nga zona VIP, ngatërrohet dhe del nga terminali i vjetër i aeroportit, ku zhvendosen masat e sigurisë së policisë dhe turma e tifozëve që kishte shkuar në aeroport për të pritur skuadrën kuqezi.
Pas largimit të skuadrës mbërriti edhe delegacioni i skuadrës së milaneze i kryesuar nga zevendespresidenti Adriano Galiani.
Skuadra është akomoduar në hotel Sheraton ku rreth orës 15.00 pritet një vizitë që do t’i bëjë kryeministri Berisha dhe më pas do të ketë një konferencë shtypi të trajnerit Karlo Anceloti dhe kapitenit Maldini.
Në orën 19.00 do të zhvillohet ndeshja mes Tiranës dhe Milanit e cila do të trasmetohet drejtpërdrejt në SuperSport.