Denohen me nga nje vit e 8 muaj burg shoqeruesit e Tahirajt

Gjykata e rrethit Durrës i ka dënuar me 3. 6 vite burg në total, dy shoqëruesit e kryekomisarit Adem Tahirja i vrarë gjatë një operacioni me 13 shtator të vitit 2012 në Katundin e ri Sukth.
Trupi gjykues i kryesuar nga Anita Hoxha ka vendosur, 1.8 vite burg për shoferin Fatmir Hoxha, ndërsa i njëjti dënim është dhënë dhe për oficerin e krimeve Kastriot Gosturani.
Dy të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre dhe mosveprim në drejtim të mbrojtjes së kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj dhe për mos neutralizimin e autorit të vrasjes Ilir Xhakja.
Vendimi i gjykatës është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa në sallë mësohet që nuk kanë qenë të pranishëm të pandehurit, të cilët janë përfaqësuar nga avokatët mbrojtës të tyre.