E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet ne atdhe kontigjenti EAGLE-5

Kthehet në atdhe kontigjenti “EAGLE-5” me mision në Kandahar, Afganistan, i përbërë nga 45 ushtarakë të Batalionit të Forcës Speciale.

Trupat u pritën në Aeroportin e Rinasit nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, i cili shoqërohej nga Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Major Zyber Dushku, si dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura. Kishin ardhur për të pritur misionarët edhe familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve.

Kontingjenti "Eagle 5", përfundoi misionin gjashtë mujor në kuadër të angazhimit me Aleancën e Atlantikut në misionin ISAF, Afganistan. Trupat e "Eagle 5" kanë realizuar me sukses operacione dhe detyra luftarake në zonën e përgjegjësisë së bashku me trupat amerikane në Kandahar, Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›