E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen për korrupsion, ish-ministrat e Mubarakut

Një gjykatë e Egjiptit ka dënuar një kryeministër dhe dy ministra të kabinetit të epokës së Mubarakit.

Ish kryeministri Ahmed Nazif, është dënuar me një vit burg, por atij nuk i është kërkuar që të qëndrojë në burg. Ish ministri i brendshëm Habib el-Adli, është dënuar me 5 vjet burg, nën akuzat për korrupsion. Ish ministri i Financave Jusuf Butros-Gali, është dënuar në mungesë me 10 vjet burg.

Që të tre janë shpallur fajtorë se kanë “përfituar në mënyrë ilegale”, në prodhimin dhe shitjen e tabelave të veturave të paraqitura në vitin e kaluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›