45 të vrarë në Pakistan, nga sulmet ajrore

Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se të paktën 45 militantë të dyshuar, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet raketore amerikane në veriperendim të Pakistanit.
Sulmet kanë nisur të henën në mbrëmje, duke synuar të marrin nën kontroll zonat në veri të Vazeristanit, që aktualisht kontrollohen nga kryengritësit.
Në mëngjes, zyrtarët pakistanez, deklaruan se disa persona në veri të Vaziristanit, janë parë duke bërë teste të raketave.
Numri prej 45 personave të vdekur brenda 24 oreve, është më i madhi deri më tani, prej kohës kur forcat amerikane kanë filluar luftimet kundër militantëve në Pakistan.