E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Reagimet e presidentit të Rumanisë, fyerje

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është treguar mjaft i matur në pyetjet e gazetarëve, për fyerjet e "mundshme" të presidentit të Rumanisë kundër shqiptarëve.

Edhe pse fillimisht lajmi është botuar në gazetën italiane "Julienews", sipas mediave kosovare, nuk janë gjetur burime të tjera të raportimit, madje as në Rumani.

Megjithatë, kryeministri ka thënë se "nuk beson të ketë thënë diçka të tillë por nëse është ashtu, atëherë paraqet një fyerje". Përtej kësaj, Thaçi ka shprehur gatishmërinë për të ruajtur marrëdhëniet e mira me Rumaninë, pavarësisht se ky vend ende nuk e njeh Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›