E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakan Shukur ka origjine shqiptare

Lojtari më i mirë në historinë e Turqisë ka tronditur vendin e madh mes Azisë dhe Europës duke deklaruar se është më origjinë shqiptare. Hakan Shukur, sot deputet në parlamentin turk, e ka deklaruar origjinën e tij në një fjalim mbajtur në një universitet në qytetin Burdur.
Pavarësisht se ai ka lindur në Turqi në vitin 1971, prindërit e tij janë nga Prishtina dhe emigruan në Turqi për shkak të shtypjes serbe dhe jugosllave në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Mediat turke mbajtën qendrime të ndryshme lidhur me deklaratat e tij, ndërsa kryeministri Erdoan e mbrojti duke deklaruar se askush nuk ka bërë më shumë sesa Hakan Shukur për futbollin turk.
Hakan Shukur është shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Turqisë me 51 gola dhe luajti plot 112 ndeshje për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›