Seria A Juventus mund thelle Sienen 3-0
Një e diel plot me gola në gadishullin Apenin dhe Seria A ofroi spektakël megjithë motin e keq, plot me dëborë. Juventus fitoi 3-0 ndaj Sienës në Torino, duke forcuar vendin e parë në renditje.
Goli i parë për kampionët u shënua nga mbrojtësi Lihtshtajner, më pas dyfishoi rezultatin Xhovinko në pjesën e dytë dhe në sekondat e fundit të takimit, i riu Pogba realizoi mjaft bukur për 3-0.
Sukses i rëndësishëm për Romën në fushën e Atalantës, arritur me rezultatin 3-2. Në një përballje të goditur nga reshjet e dëborës, skuadra vendase realizoi menjëherë me anë të lojtarit të huazuar nga Interi, Marko Livajës.
Kryeqytetasit nuk e humbën toruan dhe përmbysën shifrat në pak minuta. Fillimisht, Markinjo realizoi me një aksion personal, ndërsa goli i dytë erdhi nga një goditje e saktë dënimi nga ana e boshnjakut, Miralem Pjaniç.
Në fund të pjesës së parë, vendasit barazuan me një gol sërish të Marko Livajës, por Roma e arriti fitoren falë rrjetës së shënuar nga greku Torosidhis.
Në ndeshjet e tjera, Kaljari fitoi 4-3 ndaj Torinos, Katania triumfoi 2-1 në fushën e Parmës e Sampdoria fitoi në Gjenovë 2-0 ndaj Kievos, në orën 12:00.
Juventus kryeson renditjen me 58 pikë pas 26 javësh dhe Napoli e ndjek me 51 e një ndeshje më pak.