3 vjet pa paguar taksa

Ylli problematik i ekranit të madh, Lindsay Lohan për 3 vite, nuk i ka paguar taksat shtetit. Në vitin 2009, ajo u ndihmua nga aktori Charlie Sheen dhe mundi të shlyej taksat. Mirëpo qafarë do të ndodh me shumat e larta të dy viteve të tjera?
Është shteti i Kalifornisë, kësaj radhe, që ka vënë në gjyq aktoren, për taksa të pa paguara.
Lilo nuk i ka punët mirë, as me kontrata të reja, pasi jeta e saj problematike, futja prapa grilave dhe përdorimi i drogës, po i vënë në mëdyshje regjisorët e filmave./Indeksonline/