Dënohet Mourinho

Jose Mourinho është gjobitur me 40 mijë euro dhe është dënuar me tri ndeshje, pas fyerjeve ndaj gjyqtarit Paolo Tagliavento gjatë barazimit pa gola mes Interit dhe Sampdorias të shtunën mbrëma.
Komisioni disiplinor i Ligës italiane është takuar të hënën dhe mori vendime, pas reagimeve që shkaktuan sjelljet e trajnerit portugez.
Në një natë të tensionuar, ku dy futbollistë të tij u përjashtuan me karton të kuq, Mourinho i lidhi duart në formë të prangave pas vendimeve të gjyqtarit kundër ekipit të tij.
Shoqata e Gjyqtarëve nga Serie A ka reaguar ndaj sjelljeve të Mourinhos dhe thuhet se kishin kërcënuar se do të hyjnë në grevë nëse portugezi nuk suspendohet nga Komisioni Disiplinor.
Mbrojtësit Walter Samuel dhe Ivan Cordoba, të përjashtuar kundër Sampdorias, kanë marrë nga një ndeshje moslojë, ndërsa bashkëlojtarët e tyre, mesfushorët Esteban Cambiasso dhe Sulley Muntari janë suspenduar për dy ndeshje për shkak të incidenteve jashtë fushës.