Policia rrethon ambasadën e Zvicrës në Tripoli
Policia në Libi ka rrethuar sot ambasadën e Zvicrës në Tripoli, pasi që i dha ultimatum Zvicrës për të dorëzuar dy shtetas zviceranë, të cilët po strehohen në ambasadë, apo që në të kundërtën të përballet me masa ndëshkuese, ka njoftuar sot një reporter i agjencisë së lajmeve Reuters.
Ky reporter theksoi se një nga dy biznesmenët zviceranë, në qendër të grindjes diplomatike mes dy vendeve, Rachid Hamdani, ka dalë nga ndërtesa e ambasadës dhe është larguar nga aty nga autoritetet e Libisë.
Megjithatë, nga ndërtesa nuk ka dal edhe shtetasi i dytë zviceranë, Max Goeldi.
Me dhjetëra policë kanë rrethuar ndërtesën e ambasadës së Zvicrës, ku Hamdani dhe Goeldi kanë qëndruar disa muaj.
Zyrtarët në Libi kanë theksuar se Hamdani, i cili është shpallur i pafajshëm në lidhje me akuzat kriminale kundër tij, kanë theksuar se Hamdani mund të largohet, nëse Zvicra përmbush kërkesat e Tripolit, por kanë theksuar se Goeldi duhet të shërbejë dënimin me katër muaj burg, nën akuzat se ka shkelur rregulloret e imigracionit.
Javën e kaluar, Tripoli ndërpreu lëshimin e vizave për qytetarët europianë, vendim ky i cili ndërlidhet me grindjen diplomatike mes Libisë dhe Zvicrës.