Seria A, Roma 5 pikë larg Interit. Fitojnë edhe Milan e Juventus

Roma ka ngushtuar ne pese pike diferencen me Interin ne krye te renditjes ne kampionatin italian Seria A, pasi ka mundur ne “Olimpico” minimalisht 1-0 Katanian. Nje gol i Mirko Vucinic i kane dhuruar tri pike shume te rendesishme verdhekuqve, qe kane përfituar edhe nga barazimi 0-0 i Interit per te ngushtuar diferenecn me skuadren e Mourinjo.
Roma e ka nisur mire ndeshjen, duke kaluar ne avantazh qe ne minuten e 18-te, me Vucinic. Sulmuesi malazez shfrytëzoi nje harkim brenda zones per te shenuar golin e vetem dhe te fitores per skuadren e tij. Megjithe përpjekjet per te realizuar golin e barazimit, Katania ne fund duhet te dorezeheshe përpara humbjes ne “Olimpico”, nderkohe qe skuadra e Ranierit vazhdon ndjekjen ndaj kryesueseve te Serise A.
Te njejten gje ka bere edhe Milani, i cili ka fituar ne transferte 0-2 ndaj Barit. Me kete fitore skuadra e Leonardos numëron shtate pike me pak se Interi i vendit te pare, por kuqezinjte kane nje ndeshje me pak. Ne “San Nikola” te Barit, Milani ka kontrolluar thuajse te gjithe takimin, megjithëse ka arritur te kaloje ne avantazh vetem ne fundit e pjeses se pare. Ne minuten e 43-te Borrielo do te dergonte topin ne rrjete me nje goditje spektakolare, pas asistim te dhene nga Ronaldinjo.
Ky gol do te mbyllte fraksionin e pare, nderkohe qe ne minuten e 69-te Pato do te dyfishonte rezultatin per kuqezinjte. Braziliani do te finalizonte nje aksion te bukur te Ronaldinjos, duke vulosur rezultatin e takimit. Bari nuk ka mundur te shenoje te pakten golin e nderit, pasi nga pika e penalltise, Barreto nuk do te arrinte te kalonte Abiatin.
Edhe Juventus i ka shtuar nje tjeter fitore serise pozitive ne javet e fundit, pasi ka fituar ne transferte 1-2 ndaj Bolonjes. Bardhezinjte kane shenuar te paret me Diegon ne minuten e 5-te duke dhene përshtypjen e nje ndeshje te lehte, por vendasit kane barazuar rezultatin ne fillimin e pjeses se dyte me Busce. Gjithsesi, barazimi do te zgjaste vetem 16 minuta, pasi Kandreva do te shenonte golin e dyte dhe te fitores per Juventusin, qe tashme e sheh veten ne zonen Champions.
Nertan Prifti