E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sot të dënojë me 1 vit burg ish-kryetaren e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi. Ajo do të vuajë vetëm 8 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e gjeti fajtore Mandin për akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”. Hetimi dhe akuza e ngritur nga SPAK lidhej me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga bashkia për zgjerimin e rrugës.

Gjykimi dhe dënimi i ish-kryetares së bashkisë së Libohovës është bërë në mungesë, ndërsa SPAK gjatë hetimeve ka sekuestruar projektin, ku më tej janë konstatuar dhe shkeljet.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›