E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik në aksin Korçë-Pogradec, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

KORCE-Një aksident i rëndë me pasojë 2 të vdekur dhe 9 të plagosur është shënuar sot paradite tek kthesat e Leshnicës në aksin Korcë-Pogradec. 

News24 mëson nga policia se tek kthesat e Leshnicës janë përplasur një automjet i vogël dhe një automjet, tip furgon. Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend, drejtuesi i automjetit të vogël, shtetasi Elvis Sekseni, 20 vjeç nga Pogradeci, kurse ne spitalin e Pogradecit, pikerisht ne sallen e reanimacionit gjeti vdekjen dhe pasagjeri i makines me targa greke. Policia identifikoi viktimen si shtetasi Raid Zaçellari.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur 9 pasagjerë të furgonit, mes te cileve dhe nje 11-vjecar.
Sipas policisë me furgon udhëtonin shtetasit, Leonora Nica, Lirika Tereziu 61 vjeç, Gjergji Spirollari, 64 vjeç, J.K, 11 vjeç, Liljana Kozmollari 66 vjeç, E.M, 14 vjeçe, Lenkë Mita 74 vjeç, Vasil Arroni 45 vjeç, drejtues i furgonit, Marjeta Arroni 65 vjeç.

Të nëntë personat e furgonit janë dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit me plagë të rënda në trup, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaroi se mjeti me targa greke qe udhëtonte në drejtim të Pogradecit dhe furgoni në drejtimin e kundërt janë përplasur pasi mjeti me targa greke i ka prerë rrugën këtij të fundit. Sipas policise te dy mjetet kane qene me shpejtesi tej normave te lejuara.

Ky nuk është aksidenti i vetëm i rëndë në këtë zonë të aksit rrugor Pogradec-Korcë. Para dy muajsh si pasojë e një përplasjes mes 2 automjeteve gjeti vdekjen një foshnje.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Del makina jashtë rruge, 3 plagosen, mes tyre Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve FOTO: Aksident tragjik në aksin Korçë-Pogradec, 2 të vdekur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›