E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal përgjimesh në Shtetet e Bashkuara

SHBA - Një skandal përgjimesh ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas publikimit të një artikulli në të përditshmen “The Guardian”. Sipas kësaj gazete Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka urdhëruar grumbullimin e të gjitha bisedave telefonike të kryera nga miliona amerikanë, nëpërmjet rrjetit telefonik Vërajzon, një nga kompanitë celulare kryesore në Shtetet e Bashkuara.

Dokumenti tregon për herë të parë se nën administratën Obama të dhënat e komunikimit të miliona qytetarëve amerikanë janë duke u mbledhur pa dallim dhe në sasi të mëdha - pa marrë parasysh nëse ata janë të dyshuar për vepra penale ose jo.

Prestigjiozja britanike ka tentuar që të marrë ndonjë koment nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe nga Shtëpia e Bardhë përpara publikimit të lajmit, por nuk e kanë siguruar një të tillë. Aktivistët për mbrojtjen e privatësisë kanë paralajmëruar prej kohësh se grumbullimi pa asnjë kufi i të dhënave të tilla është një formë e shkeljes së jetës private të qytetarëve.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›