E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan kthehet në Turqi, pranga 4 të huajve për nxitje protestash

TURQI - Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kthehet sot në Ankara, në një kohë demonstratash masive, ku kërkesë kryesore mbetet dorëheqja e tij. Erdogan po mbaron vizitën e tij në Afrikën Veriore, pasi ishte ndalur në Marok, Algjeri dhe Tunizi.

Protestat anti-qeveritare janë rritur në mase dhe janë shpërndarë pas Stambollit në kryeqytet Ankara dhe qytete te tjetra, pasi policia ndërhyri në largimin e protestuesve të mbledhur në Sheshin Taksim. Kryeministri i Turqisë i ka quajtur si jodemokratike protestat, ndërsa ka fajësuar ekstremistët për nxitjen e tyre.

Ndërkohë policia ka arrestuar në Stamboll pesë shtetas të huaj për nxitje të protestave. Policia turke ka prangosur një shtetas grek, një amerikan, një anglez, një iranian dhe një francez, shkruan sot gazeta pro qeveritare turke “Star”. Pesë të arrestuarit kishin pasaporta diplomatike.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›