Denohet me 18 vjet burg per pengmarrje
MILANO - Denohet per pengmarrje nje shqiptar ne Itali. Gjykata italiane e Milanos ka dhene 18 vjet heqje lirie per emigrantin shqiptar, Saimir Tuda, i cili ne janar te ketij viti mori peng nje tjeter qytetar shqiptar, me arsyen se, ky i fundit nuk i kishte shlyer borxhin e marre kohe me pare ne nje ceshtje trafiku lendesh narkotike. Gjykatesi italian Xhuzepe Xhenari dha 18 vjet heqje lirie per emigrantin shqiptar Saimir Tuda dhe tete vjet burg per te fejuaren e tij italiane, e cila ishte bashkepunetore ne kete veper kriminale. Gjyqi kishte disa muaj qe kishte nisur. Arrestimi i tij, ishte bere pas nje operacioni antidroge te kryer nga Guardia Di Finanza e Firences, ne muajin janar te ketij viti, u zbulua se Saimir Tuda se bashku me tre persona te tjere kishin rrembyer nje tjeter emigrant shqiptar, ndersa e mbanin te burgosur ne nje apartament ne Arkore, te Milanos. Shuma qe emigranti tjeter shqiptar kishte marre borxh ishte 15 mije euro.
A. Cena
A. Cena