Prangosja e te dyshuarit te pare
Tirane - Ilir Dajti, eshte personi i pare qe eshte arrestuar nga policia nen akuzen e "heqjes se paligjshme te lirise". Policia ka bere te ditur ne kohen e prangosjes se, Ilir Dajti eshte person me precedente te meparshem ne fushen e vjedhjeve me arme. Ai eshte arrestuar nga seksioni i vjedhjes. I dyshuari eshte kthyer nga policia greke si deportiv ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, pasi ishte kapur nga policia fqinje ne territorin grek si emigrant klandestin. Sipas policise, ai kishte mberritur ne policine e Korces, te cilet kane nisur verifikimet ndersa kane komunikuar me policine e Tiranes nese ky person kishte precedente ne kryeqytet. Pas verifikimeve policia e Tiranes ka pohuar se 24-vjecari Dajti, nga Tufina, ishte i kerkuar si person i dyshuar per grabitjen me arme te nje emigranti shqiptaro-amerikan. Pas konfirmimit se personi i depertuar nga policia greke ishte i kerkuar nga policia e Tiranes, blute e Korces i kane vene prangat. Me pas ne Tirane te arrestuarit i eshte komunikuar akuzen e "heqjes se paligjshme te lirise".