Shkaktoi aksident, arrestohet 21-vjecari
Kavaje - I kerkuar prej disa ditesh per nje aksident policia ka vene ne pranga nje te ri. Ky i fundit eshte vene nen hetim per dy akuza. Policia e Tiranes, beri te ditur gjate dites se djeshme se, sherbimet e Komisariatit te Policise Kavaje kane kryer ekzekutimin e urdhrit te ndalimit te prokurorise ne ngarkim te te shpallurit ne kerkim, Elton Bajraktarit, 21 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane. Sipas te njejtave burime mesohet se, arrestimi i tij, eshte bere pasi Prokuroria e Kavajes me shkresen e dates 10 dhjetor 2008, ka nxjerre urdhrin e ndalimit, pasi Bajraktari akuzohet te jete autor i vepres penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor" dhe "largim nga vendi i ngjarjes". Ky i fundit kishte shkaktuar nje aksident ne autostraden Kavaje-Rrogozhine, duke lene te plagosur rende nje person. Pas ngjarjes ai ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe ishte fshehur. Polica kishte mundur ta identifikonte autorin dhe e kishte shpalle ne kerkim.
A. Cena
A. Cena