E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengu amerikan dhe dy ne pranga

TIRANË - Marrja peng dhe grabitja e nje shqiptaro-amerikani, ka njohur dhe autoret e tjere te dyshuar. Policia e Tiranes, beri te ditur se, ka vene ne pranga dy te rinjte, Gentian Luga, 23 vjec dhe Bilbil Krasniqi, 32 vjec, te dy nga Tirana, jane arrestuar per ngjarjen e 6 majit te ndodhur ne malin e Dajtit ne periferi te kryeqytetit, kur eshte marre peng Egland Muka. Muaj me pare, ishte vene ne pranga dhe autori i trete i dyshuar, Ilir Dajti, 24 vjec, banues ne lagjen periferike te Tufines, ne verilindje te Tiranes. Nderkohe qe dy bashkepunetoret e tij, ishin shpallur ne kerkim dhe jane arrestuar vetem gjate dy diteve me pare kur, agjentet e e Sektorit te Operacioneve Speciale ne bashkepunim dhe me Komisariatin 4, kane bere arrestimin dy te tjereve, qe ne daten 29 maj, Gjykata e Tiranes, u kishte dhene masen e sigurise arrest me burg.

Pengmarrja

Grabitja ndaj shqiptaro-amerikanit kur ai ishte bashke me gruan e tij, ndodhi mesnaten e 5 majit, duke u gdhire data 6 maj e ketij viti, kur Egland Muka sapo kishte perfunduar se ngreni nje darke. Bashkeshortet kane marre mjetin dhe me pas kane ecur per rreth 200 metra nga lokali ku kishin darkuar. Ata kane ndaluar makinen ne ane te karanxhates. Menjehere sapo emigranti shqiptaro-amerikan ka ndaluar mjetin e tij fuoristrade "Mercedez-Benz" ML, tre persona me arme dhe me maska ne koke, kane dale dhe i kane vene armet ne koke ciftit qe udhetonte me mjetin me targa CKA 126 Florida. Cifti eshte detyruar te kaloje ne bagazh, ndersa te tre personat kane hipur ne makine dhe kane udhetuar duke ikur prej rruges kryesore. Gjate ketij veprimi, drejtuesi i mjetit ka rrezikuar ne nje pjese te rruges per te dale prej saj me makinen e emigrantit. Ne kete moment nje prej grabitesve i ka folur ne emer drejtuesit te mjetit per te bere kujdes. Po keshtu edhe gjate rruges dyshuarit kane biseduar mes tyre duke artikuluar emrat e secilit. Keto jane regjistruar nga emigranti Muka dhe gruaja e tij dhe i jane referuar policise pak kohe pas ngjarjes.

Braktisja

Sapo kane mberritur ne nje distance rreth 300 metra nga rruga, te dyshuarit kane zbritur ciftin, duke i detyruar te qendronin larg aksit kryesor. Mjeti eshte braktisur dy dite me vone ne fshatin Zall-Herr te Tiranes, ku edhe eshte gjetur e verifikuar nga policia. Gjate keqyrjes, hetuesit kane gjetur gjurme dhe prova te tjera te vlefshme, qe sipas burimeve mund te sherbejne ne dokumentimin e ngjarjes se muajit te kaluar ne kryeqytet.

Identifikimi i personave te dyshuar

Emigranti i demtuar dhe bashkeshortja e tij kane degjuar grabitesit, qe flisnin me njeri-tjetrin, duke shqiptuar emrat e tyre. Identitetet e autoreve te dyshuar jane depozituar prej te demtuarve ne polici. Pas deklarimeve te dhena ne polici nga te demtuarit blute kane kryer kontrolle ne banesat e te dyshuarve, ndersa ata nuk jane gjetur ne banese, vec njerit. Policia menjehere shpalli ne kerkim dy personat e tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›