Denohet me vdekje 20 vjet pas vrasjes

I mbeten pak orë jetë para se të ekzekutohet. Troy Davis, 20 vite pas dënimit me vdekje, i refuzohet falja nga shteti i Xhorxhias ku ai akuzohet për vrasje. Një histori gjyqësore e mbushur me polemika e mungesa provash që mobilizoi në kërkesën për falje edhe Vatikanin, Amnesty International, ish presidentin Jimmy Carter, nobelistin Desmond Tutu etj. Por më kot.
“Nuk arrij ta besoj që Komiteti i faljes con drejt vdekjes një njeri pavarësisht dyshimeve të theksuara mbi fajësinë e tij ", deklaron avokatja Laura Moye.
Nga 9 dëshmitarë që akuzuan Davis për vrasjen e një polici në Xhorxhia, 7 u tërhoqën. Arma e vrasjes nuk u gjet kurrë. Nuk ka shenja gishtash e as prova ADN që ta fajesojnë. Mark Macphail u vra 22 vjet më parë pranë një fast foodi në Savannah, Xhorxhia. Atëherë shtypi e trajtoi si një histori racizmi ku një person me ngjyrë vret një polic të bardhë. Sot e veja e tij thotë se është koha për drejtësi. Përgjigja ndaj kërkesës për mëshirë për Davis ishte shansi i fundit: sipas avokatëve të tij, Komiteti ende mund të ndryshojnë mendjen, por hapësirat ligjore për të shmangur injeksion vdekjeprurës janë pothuajse inekzistente.
Delina Bitraku