E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Ferrari do ti prishe festen Vettel-it

Thuajse jashtë luftës për titull, Ferrari ka vetëm një objektiv në garat e mbetura të këtij sezoni të Formula 1 dhe duke nisur nga Cmimi i Madh i Singaporit, i cili do të zhvillohet këtë fundjavë do të kërkojë të prishë festën e kampionit të botës në fuqi Sebastian Vettel. Piloti Red Bull pret të sigurojë matematikisht suksesin, por ferraristët kërkojnë të shtyjnë për më tej triumfin e gjermanit. 

Në prag të garës në cirkitin “Marina Bay”, piloti i skuderisë italiane Felipe Massa ka bërë të ditur se po përgatitet bashkë me shokun e tij të skuadrës Fernando Alonso të pengojnë festën e Vettel. “Kam kujtime shumë të mira nga garat e shkuara të Singaporit. Për herë të parë atje fitova pole-positin, ndërsa do të kërkoj sërish të përsërish këtë sukses. Është e pamundur t’i heqim titullin kampion Vettel, por kemi në dorë të shtyjmë për më tej festën e tij. Gjatë këtyre javëve jemi përgatitur shumë për të mbyllur në mënyrën më të mirë Botërorin”, ka thënë Massa. Pas këtyre deklaratave të pilotit brazilian të Ferrarit, Cmimi i Madh i Singaporit pritet të jetë shumë i rivalizuar. Përvec skuderisë italiane, janë edhe pilotët e Mclaren, Janson Button dhe Luis Hamilton, që kërkojnë të mbyllin në mënyrën më të mirë këtë sezon të Formula 1. Kur mbeten edhe gjashtë gara deri në fund të Botërorit Sebastian Vettel kryeson renditjen me 284 pikë, 112 më shumë se Fernando Alonso i vendit të dytë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›