Imuniteti i deputeteve gjykata kushtetuese lejon hetimin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk gëzojnë imunitet nga paditë penale e civile për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Ky është interpretimi që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese kërkesës së qeverisë për sqarimin e imunitetit të deputetëve. Vendimi prek në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetin Fatmir Limaj, ndaj të cilit EULEX ka ngritur aktakuzën për krime lufte e ndaj të cilit ka edhe një urdhër-arresti.
Gjykata ka vendosur deputetët e Kuvendit, Presidenti, kryeministri dhe ministrat gëzojnë imunitet funksional për veprimet dhe vendimet e ndërmarra brenda fushëveprimit të tyre. Por ata nuk e gëzojnë këtë mbrojtje nga ndjekja penale dhe civile për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë.
Ndërsa sa i përket arrestimit apo ndalimit të deputetit, Gjykata Kushtetuese jep këtë interpretim: “Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet gjatë kohës që është duke kryer detyrat e tij, por edhe gjatë kohës që nuk është duke kryer detyrat e tij, edhe pa vendim të Kuvendit.
Interpretimi i Kushtetueses i jep fund spekulimeve për imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të cilin deri tani ka pasur interpretime të ndryshme. Në kohën që jepej interpretimi në Gjykatën Kushteteuse, deputeti Fatmir Limaj është marre per disa ore ne pyetje ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine, por jo për krime lufte, por në kuadër të hetimeve për keqpërdorimin e fondeve në ministrine e Transporitt gjatë periudhes kur ka sherbyer si minister.
Bul Salihu