E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet në Itali për trafik droge këngëtarja Liljana Kondakçi

Gjykata e Katanzaros dha dje vendimin pas pretencës së prokurorisë, 3 vjet pas arrestimit të këngëtares në kuadër të operacionit të koduar Shkodra.

Kondakçi u kap në vitin 2006 me 3 kg heroinë dhe më pas u ndalua po në 2008 në këtë shtet në bazë të urdhrit të prokurorisë. Pas 4 vitesh procesi gjyqësor, ndërsa nga 2006-2008 ndiqej lirisht, Kondakçi duhet të vuajë një vit e gjysmë burg për trafikun e drogës. Prokurori i çështjes kërkoi 8 vite heqje lirie, por gjykatësi ka dhënë vetëm gjysmën, nga të cilat këngëtares së njohur shqiptare i kanë mbetur pak më shumë se një vit, llogaritur dhe paraburgimin.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin Mamaja, ose Këngëtarja. Nga operacionet në Itali u kapën 500 kg heroinë dhe kokainë, pjesa më e madhe e të cilës vinte nga Shqipëria.

Ama News

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›