E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja/ Mesim femijeve ne kullat e ngujimit

Ngujimi i femijeve ne banesa nga frika e hakmarrjes eshte nje nga pasojat e renda me te cilat po ballafaqohen mbi 80 familje ne verilindje te Shqiperise. Tashme po aktivizohen mesues te diplomuar ne kushte shtepie. Per te zbutur sadopak pasojat e mosfrekuentimit te arsimit baze atij 9-vjecar ne Shkoder po zbatohet projekti Shansi i dyte qe perfshin dhenien e njohurive te programit mesimor duke aktivizuar mesues ne kushte shtepie. Burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore Rajonale pohojne se numerohen mbi 50 femije te ngujuar te ketij rrethi 17 prej tyre vajza te moshes 6 deri ne 14 vjec qe jane perfshire ne kete projekt te Ministrise Shqiptare te Arsimit. Sipas Inspektorit qe ndjek problemet e shkollimit te femijeve te ngujuar ne Shkoder Nexhelko Poja projekti synon qe femijeve te prekur nga ky fenomen tu jepen njohurite kryesore ne menyre qe te shmanget prapambetja e tyre ne mesime dhe analfabetizmi Kete vit shkollor ne trajtojme rreth 54 femije ne gjakmarrje. Ne kete proces mesimor aktivizohen 22 mesues. Te gjithe keto femije te ngujuar vleresohen njesoj si te tjeret dhe deftesa e tyre eshte e njellojte si ato nxenes qe e frekuentojne rregullisht shkollen. Te gjithe personat e aktivizuar per te mesuar femijet e familjeve te perfshira ne gjakmarrje jane mesues ne pritshmeri te diplomuar dhe qe akoma nuk kane nje vend definitiv pune. Kujtim Troshani eshte njeri prej tyre qe i jep mesim ketij kontingjenti nxenesish te privuar nga mesimi normal. Ai pohon se per te realizuar nje projekt te tille jane angazhuar 22 mesues te cilet jane te shperndare ne 18 banesa qe quhen vatra mesimi ku ka femije te ngujuar dhe zhvillojne aty mesim 3 here ne jave me nga 3 ore ne dite. Shoqata te ndryshme qe merren me pajtimin e gjaqeve referojne shifra kontradiktore lidhur me femijet e familjeve te ngujuara. Keshtu Misioni i Pajtimit Mbarekombetar Shqiptar dega Shkoder pohon se jane te evidentuara 109 familje te ngujuara me 273 persona. Nderkohe qe Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres referon per 62 familje te ngujuara ose 92 me pak se nje vit me pare. Fenomeni i gjakmarrjes pas vitit lsquo90 me gjithe perpjekjet e strukturave shteterore per ta minimizuar ate mbetet ende shqetesues ne zonat veriore te vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›