Deputetet gra të PD-së, gjimnastikë ditore kundër Edi Ramës dhe Ina Ramës

Deputetja e PD, Ledina Aliolli
Partia Demokratike nxori sërish sot dy deputete femra nga ana e saj për të sulmuar kryetarin e opozitës, Edi Rama. Deputetja Ledina Aliolli e cila nga te dhenat e para qe morem i perket rrethit te Korces tha se Rama ka rrahur çdo femër që ka pasur pranë. Ne respekt te burrit te saj, i cili mund te tronditet nga fjalori i gruas se tij po heqim fjalorin e saj ndaj Rames. Thjeshte ka perseritur akuzat e meparshme te Berishes. Pas saj u shfaq ne ekrane nje grua tjeter. Nga te dhenat tona rezulton nga Laci dhe quhet , Paulina Hoti. Ajo tha se Rama duhet të heqë rrethimin që i ka bërë prokurorisë. Ajo tha: “Kreu i pjellave të Gadafëve dhe Benalive që kërkoi me dhunë dhe me pushkë të kthente pushtetin e përmbysur të tyre 20 vite më parë.
Ai që ktheu Partinë Socialiste në partinë e vetme të dhunës në Europë.
I themi:
Hiq rrethimin ndaj Prokurorisë.
Dorëzoju drejtësisë.
Kryeorganizatori i dhunës.
Kryeorganizatori i tentativës për përmbysje me dhunë të rendit kushtetues për karrigen e tij, nuk mund e nuk do ti shpëtojë ndëshkimit të shtetit ligjor, tha Paulina.