Matura, shpallen koeficientet për lëndët me zgjedhje
01/03/2011 MASH miraton koeficientet për 17 lëndët, maturantët të plotësojnë formularin pas njohjes me to
Përcaktohen koeficientet për lëndët me zgjedhje dhe llojin e shkollës së mesme. Pas dorëzimit të propozimeve të bëra nga fakultetet, Ministria e Arsimit ka miratuar listën e koeficienteve që do të kenë 17 lëndët me zgjedhje për të gjitha degët universitare. Njëkohësisht në mbledhjen e ekspertëve të maturës në MASH përveç koeficienteve të lëndëve janë miratuar edhe koeficientet që i përkasin llojit të shkollës së mesme. Në këto kushte, maturantët para se të nisin plotësimin e formularit A-1 duhet të njihen me koeficientet për çdo degë të universiteteve publike, në mënyrë që të përzgjedhin ato lëndë ku kanë më shumë probabilitet për të fituar studimet e larta për vitin e ardhshëm akademik. Llojet e koeficienteve do të jenë të ndara sipas profilit të shkollës së mesme dhe degëve të fakultetit. Këta koeficiente do të përzgjidhen duke filluar nga alternativat 1,0 deri në alternativën me të lartë, që është koeficienti 1,4. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e koeficienteve të përcaktuara për të gjitha degët e universiteteve publike në vend. Ekspertët e maturës pohojnë se plotësimi i formularit duhet të bëhet pasi të kenë marrë informacionet e duhura për 17 lëndët që do të jepen në provimet me zgjedhje. Më pas do të qarkojnë vetëm dy prej tyre. Sipas specialistëve më shumë probabilitet për të shpallur fitues në universitete do të kenë maturantët që do të përcaktojnë për provimet me zgjedhje lëndë që janë të ngjashme me profilin e shkollës së mesme që kanë mbaruar. Kjo pasi në procesin e llogaritjes së rezultatit final vlera e koeficienteve do të jetë më e lartë për degët e të njëjtit profil me llojin e shkollës së mesme sesa ato me natyra të ndryshme. Gjithashtu në garën e këtij viti maturantët duhet të tregojnë kujdes të veçantë në listimin e dy lëndëve me zgjedhje, ku ndalohet kategorikisht qarkimi në formularin A-1 i dy lëndëve me zgjedhje që kanë të bëjnë me gjuhë të huaj. Në këtë rast plotësimi konsiderohet si i pavlefshëm. Ndërsa për nxënësit e shkollave artistike e koreografike janë përcaktuar edhe lëndët me zgjedhje që duhet të listojnë. Për këto të fundit, sipas përcaktimeve të bëra, koeficientet shkojnë në 1,4.
Data 10 mars do të jetë afati i fundit për të dorëzuar të plotësuar formularin A-1 dhe A-1Z. Në këtë formular maturantët duhet të listojnë vetëm dy lëndët që do të japin si provime me zgjedhje sipas përcaktimeve të bëra. Në rast se kandidati ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër kopje, që zëvendëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga komisioni shkollor i Maturës Shtetërore vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij, që është data 10 mars.
Lëshon batuta për politikën
Ambasadori amerikan dhuron gjak për njerëzit në nevojë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, dhuroi gjak për kategoritë në nevojë. Në prononcimin e dhënë për mediet Arvizu ka pohuar se edhe në vendin tonë dhurimi i gjakut duhet të kthehet në traditë, sikundër ndodh edhe në vendin e tij. Gjatë këtij aktiviteti ambasadori u është shmangur pyetjeve politike dhe në formën e një batute ka pyetur vetëm se në cilin krah të japë gjak, në të majtin apo në të djathtin. Megjithatë, në kudër të ndihmës për kategoritë në nevojë ambasadori Arvizu ka pohuar se anëtarët e stafit të ambasadës do të vijojnë sensibilizimin e opinionit publik për rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke ndihmuar kështu në shpëtimin e jetëve njerëzore, veçanërisht të pacientëve që e kanë të domosdoshme marrjen e gjakut për të lehtësuar komplikacionet e tyre. Sipas ambasadorit amerikan, fushata e sensibilizimit do të shtrihet edhe në institucione të tjera, veçanërisht në universitete, ku sensibilizimi i studentëve përbën një potencial të madh dhuruesish.
Lista e lëndëve të provimeve me zgjedhje
1) Fizikë 2) Kimi
3) Biologji 4) Histori
5) Gjeografi 6) Njohuri për shoqërinë
7) Njohuri për ekonominë dhe filozofi
8) Gjuhë angleze 9) Gjuhë frënge
10) Gjuhë italiane 11) Gjuhë gjermane
12) Gjuhë spanjolle 13) Histori muzike
14) Harmoni 15) Histori arti
16) Anatomi 17) Histori baleti