Dënohet nëna drogaxhie, i jep gji me kanabis foshnjes
ZELANDË E RE- Një nënë e re në Zelandën e Re është dënuar me 6 muaj ‘arrest me burg’, pasi ka ushqyer beben e saj me qumësht të ‘infektuar’ me drogë.
Një gjykatë vendase e ka bërë fajtore 29-vjecaren me akuzën se i ka dhënë drogë të paligjshme një personi nën 18-vjec. Pas një kontrolli në banesë, policia ka arrestuar nënën e re, e cila njihej për problemet e saj me drogën, ndërsa bashkëshorti i saj është dënuar për krime të tjera me drogën.
Ky është rasti i parë i këtij lloji në Zelandën e Re. Gjykata ka mbështetur versionin se veprimi i 29-vjecares, korrespondon me akuzën për abuzim të minorenëve.
"Në këto rrethana është fjala për dhunën në familje, dhe është e qartë se fëmija dhe nëna kanë nevojë për ndihmë", tha prokurori i cështjes. "Shumë besojnë se aktivitetet e lidhura drogën nuk shkaktojnë viktima , por drogërat kanë një ndikim mbi njerëzit që qëndrojnë pranë personave konsumues, shtoi ai.
(e.m/BalkanWeb)