E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 100 tregtarë protestë para Bashkisë: S’kemi kushte minimale

KORCË- 100 tregtarë të Pazarit të Korçës janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Bashkisë së qytetit në shenjë proteste pas nisjes së rikonstruksionit të Pazarit të Vjetër.

Tregtarët pretendojnë se vendi ku i ka zhvendosur Bashkia e Korçës nuk ka kushtet minimale, ndërkohë theksojnë se janë privilegjuar personat e tjerë, duke u lënë në hije tregtarët e licencuar.

Tregtarët korçarë i bëjnë thirrje bashkisë që të gjejë një zgjidhje urgjente, pasi pazari është e vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›