E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, partina e Janukoviç fiton zgjedhjet legjislative

KIEV- Partia e Janukoviç ka arritur fitoren në zgjedhjet legjislative me 37 për qind të votave e ndjekur nga aleanca opozitare e Julia Timoshenkos me 21 për qind, sipas rezultateve paraprake të pjesshme të shpallura sot nga Komisioni Zgjedhor në Kiev. 

Sipas këtyre rezultateve, të shpallura pas numërimit të 25 për qind të votave, "Komunistët" arritën në vendin e tretë me 15 për qind të votave të ndjekur nga partia "Udar" e boksierit të famshëm, Vitali Kliçko me 12 për qind dhe nga "Svoboda" me 7 për qind. 

Partia e futbollistit të famshëm, Andrei Shevshenko mori vetëm 1,7 për qind të votave. 

"Partia e Rajoneve" pritet të marrë 114 vende në parlament kundrejt 40 për "Aleancën Batkivchtchina" e Timoshenkos, 9 për "Svobodën" dhe 5 për "Udar", sipas rezultateve të pjesshme të shpallura pas numërimit të 21 për qind të votave. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›