Dënohet për shkak të Mendes
Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 10:30
Shkaku se ka kërcënuar Eva Mendes, John C Luna i është shtyrë edhe për tri vite dënimi.
Kjo ka qenë një kërkesë e aktores, të cilën e ka dërguar në Gjykatën Supreme të Los Angeles.
Aktorja – e cila është ankuar se është në “kërcënime të vazhdueshme” nga Luna, që nga viti 2008 - mësohet se nuk e ka kundërshtuar vendimin.
“Ai vazhdimisht më frikëson dhe kërcënon”, kishte shkruar Mendes në letrën e saj dërguar gjykatës.