S’i kundërshton skenat e seksit
Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 10:31
Kate Winslet luan më shumë lehtësi skenat seksuale. Skenat për Kate janë “shumë të lehta”, gjithnjë sipas aktorit Guy Pearce.
Aktori i filmit “King’s Speech” paraqitet përkrah Kate në miniserialin televiziv “Mildred Pierce”, ku luan karakterin kryesor të filmit të quajtur Monty Beragon dhe thotë se aktorja nuk e ka problem xhirimin e skenave intime.
“Të bësh seks me të në skenë është e lehtë – madje më e lehtë se me gruan time”, tha me humor Guy.