Denoncimi i skandaleve të Aleksandër Frangajt me tenderat e rrugëveNga Tema Prej disa ditësh televizioni Ora News, në emisionin Alarm, ka bërë publike një seri dokumentesh që flasin për një skandal të vërtetë në lidhje me tenderat e rrugëve
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Denoncimi i skandaleve të Aleksandër Frangajt me tenderat e rrugëveNga TemaPrej disa ditësh televizioni Ora News, në emisionin Alarm, ka bërë publike një seri dokumentesh që flasin për një skandal të vërtetë në lidhje me tenderat e rrugëve. Dosja, e hetuar me profesionalizëm prej tyre, flet për një firmë fantazmë, që quhet ACMAR, dhe që ka marrë një tender, duke shkelur çdo ligj e rregull për pjesëmarrje në tender. Dosja prej 800 faqesh po publikohet në disa seri të emisionit Alarm. Firma në fjalë, në pronësi të drejtorit të TV Klan, Aleksandër Frangaj, është denoncuar më së pari në gazetën Tema, e jo pak, por shtatë muaj më parë. Më poshtë po sjellin disa nga artikujt e botuar në rubrikën tonë “Antena brenda familjes”, ku personazhi kryesor, Aleksandër Frangaj, arrin të marrë tendera me një firmë fantazmë. Këtë gjë po e faktojnë dokumentet e publikuara në Ora News, që flasin për një firmë pa makineri, me bilance të falsifikuara, madje dhe me dokumentet fillestare të regjistrimit me shumë probleme.
Frangaj është i dyti botues nën sqetullën e qeverisë që rrëmben tendera dhe nuk kryen punimet. I pari është Fahri Balliu.
Sandri merr zyrë në ministrinë e Olldashit
04.08.2009
Sandri gati i ndërpreu pushimet në SHBA pas njoftimeve se kompania e tij fantazmë e rrugëve mund të rrezikonte të mos merrte tenderët që i kishte premtuar doktori. Bëhej fjalë për lotin 10 të rrugës Plepa-Rrogozhinë dhe lotin 3 në Peshkopi, të cilin e ka marrë ndërkohë, megjithëse ende nuk është regjistruar në Shqipëri.
Shkaku që Sandri ndërpreu pushimet kishte të bënte pikërisht me njoftimet se disa firma shqiptare po ankoheshin kundër tij, dhe ankesat dihet që ishin qesharake. Ato akuzojnë Sandrin se firma e tij fantazmë nga Italia nuk është regjistruar në QKR, pra nuk është subjekt fiskal në Shqipëri. Me këtë duan t’i bëjnë presion drejtorit të Licencave në ministrinë e Olldashit, pse i ka njësuar licencën firmës së Sandrit, kur ajo ende nuk është regjistruar në Shqipëri.
- Këta janë k..! - tha Sandri. - Këta duan që unë të regjistrohem në QKR që të më çajnë trapin pastaj, të më thonë, ke firmë ndërtimi dhe merr tenderë. Pse, bole jam unë si këta që vënë emrat? Më rrujn trapin mua, jo të më kapin me letra.
I nervozuar siç ishte, sa u kthye nga Rinasi, shkoi drejt e në zyrën e Olldashit. Ndenjën rreth tri orë brenda. Për ta siguruar kishte marrë me vete dhe Bashkimin, një tjetër biznesmen i familjes Berisha, i cili ka nisur dhe ai nën shembullin e Fahriut dhe Sandrit të ndërtojë rrugë pa patur firmë rrugësh. Prej 2007 deri tani ai ka marrë rreth 60 milionë euro rrugë pa pasur CV e duhur për to.
- E mo Bashkim, i shikon ca k.. janë apo jo?! Thonë që s’keni CV për rrugë. Po kush i jep rrugët, i them unë, a i jep doktori? Ai i bën telefon Sokolit. Po çfarë CV duan këta, kur unë mund të shkoj te doktori, ai i bën telefon Sokolit dhe ja, mbaroi. CV e k…! Se ku i kanë gjet këto rregulla. Po kam për t’ua q… robt, po e hapën gojën më. Se para 28 qershorit i duroja, po tani s’kam ndërmend t’i fal më.
- Jo mua s’më kanë bërë fjalë, - tha Bashkimi. - Kam marrë nga një lot në çdo rrugë dhe s’më kanë bërë fjalë. As për cilësinë s’më kanë thënë gjë. Ja, ai loti i Borshit në Bregdet që bëra unë, vërtet ishte me cilësi të keqe, po i thashë doktorit, i thashë, e kemi për herë të parë, do na falësh. Këto të tjerat do t’i bëjmë më mirë. Po s’më kanë dhënë shumë. 60 milionë euro. Fahriu ka marrë 120, - tha Bashkimi. - Unë e ti së paku duhet të marrim nja 200 së bashku, se është turp.
- Po mo po, as e diskutoj fare unë, s’e rruj për këta k…, po isha me pushime dhe m’i kanë bërë punët rrëmujë. I thashë këtij Andi Tomës, mos më detyro të të marrë doktori në telefon, se do kesh probleme pastaj. “E di, e di, - më tha, - po të paktën regjistrohu në Shqipëri, se s’ke asnjë makineri, asnjë NIPT, asnjë inventar, vetëm disa letra të printuara nga interneti.” Ore qenke k.. ti, i thashë. Po, po nuk mora unë rrugë, kush do marrë? Këta Salillarët e “Albavia”-s se ç’janë ca legenë kot, që vinin pas derës sime, kur ishte Meta kryeministër, më luteshin t’i takoja me Kol Nakon. Ata b…q… do marrin rrugë para meje?! Po ata i shkrij fare unë. Le se ç’ishte një kot fare, një Harizaj. Ishte ankuar ai për lotin 3 në Rrogozhinë. I thashë Andi Tomës, po nuk tërhoqi ankesën, do t’i q… robt, dhe e bindi ai. Le ta kruajnë po deshën.
- Të drejtë ke, - tha Bashkimi. - Unë kam punuar mirë me qeverinë, po të vonojnë paratë mo burrë. KESH-i më ka 15 milionë euro, Olldashi nja 60 milionë euro, ky i ujësjellës-kanalizimeve nja 40 milionë euro. S’di kur do na i japin mo burrë, se jemi keq.
- Ore, për të marrë të kesh, pa një ditë mund t’i marrësh. Unë budallai u kujtova vonë. Ta kisha bë këtë punë që në fillim si Fahriu, do kisha 300 milionë euro tani. Le që dhe atë të “Bechtel”-it e kisha marrë vetë. Ia kisha q… robt, po u kujtova vonë.
Olldashi, i cili i dëgjonte të dy duke pirë cigare, priti sa vajti ora 3 pasdite dhe iu lut Sandrit të dilnin tani, se mbaroi orari zyrtar.
- Ore s’të iki këtej unë pa të marrë pesë rrugë. Kam fol me doktorin, i dua ato sa më shpejt. Këtu më ke nesër, ose rrugët, ose do marr zyrë vetë këtu. Ndryshe gati është Lul Basha, se më kapi dhe vëllai i vet sot, më tha: “Vëre Lulin ministër, se s’ke nevojë t’i shkosh në zyrë, i bën vetë.”
Sandri merr përsipër dëmin në tunel
14.11.2009
Sandri e mori dje vetë përsipër mbylljen e gojës së shtypit për tunelin. Mori doktorin në telefon që në mëngjes, sapo pa që media nxori foto nga galeria e shembur.
- Le se do merrem unë me këtë punë doktor, - i tha. - Këta janë ca b…q... që u duhet treguar vendi. Shiko, unë them që të bëjmë një komunikatë për shtyp. Janë shembur gjithsej 50 metra. Tuneli është 6 km i jugut dhe 6 km i veriut, 12 km. Kjo i bie 0,4 për qind. Asgjë. Në çdo punë ka 2 deri 3 për qind skarco. Në këtë punë ka vetëm 0,4 për qind. Unë them të dalë ky Olldashi dhe ta thotë këtë në konferencë për shtyp.
- Sandër, dakord, mirë, të dalë, por puna është se s’duhet të futemi në këtë debat. Le ta lëmë si teknik.
- Jo, nuk duhet lënë. Kush i duron këta b…q... që bëjnë sikur u dhimbset tuneli. Le se flas unë me këta të firmës.
Pas pak Sandri mori një nga drejtuesit e ministrisë që merret me “Bechtel”-in.
- Shiko, fola dhe me doktorin, - i tha, - dhe u duhet kthyer përgjigje këtyre që spekulojnë me tunelin. I bëra unë llogaritë mo burrë, 0.04 për qind e tunelit del. Hiç asgjë. Statistika më normale në gjithë botën.
- Nuk është normale Sandër, - i tha inxhinieri. - Se tuneli nuk bëhet që të shembet.
- Ore, qenke bole dhe ti, kush të ka vënë ty aty? Ulu shkruaj aty, se fola me doktorin. Shkruaj: “Duhet të mbajmë parasysh se zona problematike është vetëm 50 metra, në një gjatësi prej gati 12 mijë metrash që është totali i tunelit ose e shprehur në përqindje në vetëm 0.4 për qind të tunelit”.
- Sandër, nuk ka nevojë të shkruaj, se me këtë logjikë që thua ti, aty, sipas asaj që ka thënë ish-ministri Basha, duhet të kalojnë 6 milionë turistë në vit, dhe sipas logjikës tënde, nëse vdesin 0,4 për qind e tyre, nuk është gjë sikur të vdesin 150 mijë njerëz në vit.
- Po ti qenke bole fare. Nuk e thashë në atë kuptim mo burrë, po s’e kuptoj këtë logjikën që për 0,4 për qind të tunelit të bëhet nami.
- Sandër, nuk është punë përqindjesh kjo, se dëmet dhe fitmet nuk mesatarizohen. Se është njësoj sikur të thuash, Sandri ka fituar nga qeveria 100 milionë dollarë, 9 televizione të tjera asnjë dollar, por mesatarisht Sandri ka fituar një të dhjetën. Jo, e ka fituar të gjithën.
- Ore, ti më duket se qenke kundër doktorit. Le se merrem vesh ndryshe me ty unë.
- Jo Sandër, s’kam gjë me ty, po është njësoj sikur të them që ajo firma A.C.M.A.R. që është jotja, po me një emër italian, ka marrë një lot të rrugës për Rrogozhinë dhe po i la pa bërë 50 metra, të quhet se s’ka bërë ndonjë gjë të keqe se 0.2 për qind ka lënë pa bërë. Puna është që makina duhet të kalojë.
- Ore, ça ke ti që më jep gjithë ditën shembuj me mua?! Unë të them, fola me doktorin, ti më bën numra. Qenke k.., ty s’di kush të ka vënë aty. Ja se flas prapë me doktorin.
I xhindosur që s’gjeti arsye të mjaftueshme për ta bindur, mori prapë doktorin.
- Shiko se këta njerëzit që janë në punë, janë k.. të gjithë doktor. Unë them që ta bëj atë deklaratën ministri, siç thashë unë, se këta kështu e duan.
- Mirë Sandër, dakord, ta bëjmë, por nejse, nuk është dhe aq mirë puna atje, jo për gjë, po nejse, shiko, një problem e ka ajo, po nejse, mirë e ke, duhet bërë, dakord jam.
- Po dëgjo mua, se kështu e duan këta. Pse mo, këtyre do t’u japim llogari ne? Ja se merrem unë me atë punë.
Mbylli telefonin i xhindosur për ato foto shkërdhata që dolën nga tuneli. Mori drejtorin e Rrugëve.
- Dëgjo se sa fola me doktorin, - tha, - dhe duhet të bësh një fjalim për ministrin, po mos të kuptohet. Duhet thënë që dëmi është vetëm 0.4 për qind e tunelit. Duhet të thuash po ashtu që situata njihej, por ishte e papritur.
- Si të them njihej, po ishte e papritur?! - tha ai.
- Po kështu duhet thënë, se ka një studim gjeologjik që e njeh atë problemin aty, po ti e di që këta të firmës nuk donin ta përdornin, se ashtu punojnë me të “papritura”.
- Po mirë Sandër, më mirë mos ta themi fare...
- Ore, ju qenkeni k… të gjithë. Një llaf keni të gjithë, mos ta themi. Jo o jo, duhet ta thoni. Duhet ta thuash që nuk është problem 0.4 për qind e tunelit e shembur, nuk është situatë e panjohur, por është situatë e papritur dhe do kalojë. Ose dëgjoje, se po e bëj lajm unë një herë dhe thuaj zëdhënëses tuaj ta kopjojë nga lajmet, pastaj ta shpërndajë, se s’kam kohë të merrem me ju bole.
Sandri drejt eleminimit të Fahriut nga biznesi i rrugëve
01.02.2010
Sandri ka nisur revanshin ndaj Fahriut. I xhelozuar sa s’ka më që Fahriu ka marrë mbi 100 milionë euro në dy tendera rrugësh, Levan Vlorë dhe Tepelenë - Fratar, Sandri ka nisur sulmin pasi ka pritur të digjen gjithë afatet kohore që firma e Fahriut dhe kunatës ka pasur për të bërë rrugën.
Dje ai kapte gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Rrugëve dhe këshilltarët e doktorit që tu shpjegonte situatën.
- Kjo është shumë skandal, bërtiste Sandri. Ka marr një k.. 100 milionë euro, i ka prishur me kunatën dhe doktori pret të bëjë rrugë. Ai ka marrë lekët, i ka bërë rrush e kumbulla, ndërkohë që duhet të ishte prerë shiriti i rrugës. U bën tre vjet që doktori ka prerë shiritin e rrugës Vlorë -Levan dhe afati i ndërtimit ka mbaruar. Rruga, jo vetëm që nuk ka filluar, por dhe një urë që kishte bërë kunata, supervizori e prishi dhe po e bëjnë nga e para. Aq shumë është rënduar situata sa dhe ortaku serb i Fahriut plasi më në fund dhe po e hedh Fahriun në gjyq për mashtrime.
Sandri këto ia thoshte dje çdo njeriu që i dilte përpara.
- Është shumë skandal. Si mund ta bëjë këtë një njeri i papërgjegjshëm. Kam marrë dhe unë rrugë me ACMAR, po ama kam fillu punë. Gjashtë muaj kam që e kam marr segmentin Lekaj- Rrogozhinë dhe kam shku tek gjysma. Ky k… ka 3 vjet dhe nuk ka nisur asnjë rrugë. Kujton se bëhen rrugët si fabrika e Delijorgjit, ku mund të shënoje emrin e vajzës dhe të vinin lekët në shtëpi.
Pasi shpërndau gjithë ditën fabula rreth Fahriut dhe rrugëve që ai s’po ndërton, në mbrëmje shkoi tek doktori të shikonte a i kishin shkuar llafet. E hapi bisedën me takt.
- Doktor, kjo rrugë e Vlorës mbaroi se na duhet ndonjë inaugurim tani që tu mbyllim gojën këtyre legenave?
- Sandër, akoma, ka ca probleme d.m.th, nejse, dhe ajo firma mos e pyet, po s’ke ç’i bën, tani u bë ajo, se shiko mor zotëri, këta ministrat e mi kanë një problem, këta vijnë si modernë dhe përfundojnë tek Fahriu. Se është një gjë që nuk kuptohet d.m.th, në fillim kur erdhi ky Lul Basha, kur i kujtoja gazetën 55 dhe Fahriun mblidhte buzët dhe ndërpriste bisedën. Kur kaluan ca muaj dhe e shikoja para- mbrapa me Fahriun. Është çudi e madhe d.m.th. Dhe unë e mora vesh që Fahriu mori gjithë rrugët kur vajta ta përuroja rrugën në Vlorë, para zgjedhjeve lokale të 2007. Dhe i thashë, mor Luli, kush e ka marr këtë rrugë. Është një frimë e madhe austriake, më tha. Kur shikoj unë, ishte firmë e kunatës së Fahriut me një serb. Njeri i çuditshëm d.m.th. Ka një jetë të tërë që lufton si patriot kundër serbëve, pastaj i bën ortak, luftën kundër grekëve, pastaj bën vajzën ortake me ta, lufton kundër këtyre ministrave të mi të moderuar, pastaj i bën ortak. E çuditshme d.m.th.
- Nejse doktor, po na prish shumë punë ajo rruga po nuk mbaroi tani se shkuan tre vjet.
- Sandër, dëgjo, nejse, ajo s’mbaron xhanëm, po të pyes një herë sa ka shkuar.
Mori Shkëlzenin në telefon.
- Dëgjo, pyete pak Andin, tha, se s’dua ta marr vete, kur mbaron rruga Vlorë- Levan.
- E di unë, i tha Shkëlzeni, se dje kam folë me të. Do vonojë dhe ca se kalon në ca toka që i kam blerë unë me Rrahmanin. U kemi marrë nja 40 për qind atyre pronarëve paraprakisht në Nartë, dhe e vonuam pak shpronësimin sa t’i merrnim ne. Tani duhet bërë dhe një devijim që të mos na zërë atë pjesën e mirë dhe të përputhet me projektin tonë. Pastaj le të vazhdojë puna….
- Po mirë mo zotëri, nuk të pyeta për planet e tua, por për rugën.
- Aha, rrugën. Po Andi thotë që ai Fahriu ka prishur lekët me kunatën dhe s’ka më lekë. Fshihet se e kërkojnë këto firmat që u ka lekë borxh, se u ka marrë beton dhe inerte dhe s’i ka paguar. I kërcënon në emrin tënd, ku di unë ç’bën.
- Nejse, pyet një herë Andin ç’do bëjmë me atë, t’ia lëmë apo t’ia heqim.
- Po hiqjani se e bëjmë vetë dhe rrugën, nuk është ndonjë problem. Ja flas unë me Rrahmanin, gjejmë një firmë dhe e mbarojmë shpejt e shpejt. Ruajmë dhe tokën tonë me këtë rast.
- Mirë, dakord, fol një herë, dhe më thuaj…, përfundoi doktori.
Pastaj u kthye nga Sandri.
- Shiko, ka një problem, tha. Duhet t’ia heqim Fahriut. Fola me dikë, të flasë me Andin të gjejmë një firmë tjetër.
- Le ta marrin ata të ACMAR doktor, janë shumë të mirë. Për gjashtë muaj kanë ecur goxha në Lekaj. Janë dhe italianë dhe e kanë ëndërr Vlorën. Ua japim atyre. Dhe thuaji pak këtij Fahriut të mos flasë në emër tënd kudo se dhe kur më del mua ndonjë punë tek këta të PD-së, më shan duke thënë që ai është komunist, mos i besoni se ia ka me hile doktorit.
- Sandër, tani nejse, i them unë, po ç’të them thuaj, dakord, po flas unë, e mirë, dakord. Mirë, mirupafshim.