E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatalitet dhe PokerNga Artan PineMahnitesh sa here që te bie radha te vizitosh Shqipërine, tek sheh ndryshimet e dukshme dhe ato te padukshme që vit për vit plazmojnë dhe transformojnë realitetin e vendit tonë. Mahnitesh akoma me shumë kur veren se,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Fatalitet dhe PokerNga Artan Pine

Mahnitesh sa here që te bie radha te vizitosh Shqipërine, tek sheh ndryshimet e dukshme dhe ato te padukshme që vit për vit plazmojnë dhe transformojnë realitetin e vendit tonë. Mahnitesh akoma me shumë kur veren se, vetem veprat e suksesshme, pra ato që mirenjihen si arritje kane autorë dhe krijues te bere prej mishi dhe kocke ndersa deshtimet i mbesin ne dorë vetem shansit mizor dhe fatit te keq. Deshtimet, te cilat ndryshojnë nga arritjet thjesht sepse ne Shqipëri ato shihen qëllimisht nga kendveshtrime te ndryshme, duket sikur nuk kane autorësi te identifikueshme. Ne ato pak raste kur autorësia eshte e qarte del ne pah karakteri i saj fatalist, pra që eshte rrjedhoje e nje vullneti jashtetokesor, gati hyjnor. Gjate tere ketij procesi mendor ne drejtim te identifikimt historik te autorësive te ndryshme mbi truallin shqiptar njerezit vidhen (ne para dhe ne vota), hidhen ne ere, vriten dhe se fundmi edhe përmbyten. Shkaktaret e mundshem te te tillave tragjedi njerezorë denoncohen për fat te keq, vetem politikisht nderkohe që gjykatat penale mund ta bejnë gjumin e qëte dhe te vazhdojnë te zvarriten ne monotonine tyre. Nje klime e tille që eshte përgatitur me mjeshteri maniakale ne tere keto vite demokrature liberale, jep frytet e veta te hidhura sa here që ne kandar peshohen jete njerezish. Tragjedite konsumohen ne menyre te rendomte dhe nuk kane asnje rol shoqëror angazhues apo përmiresues, për t’i dhene ketij vendi nje faqë te re zhvillimi, ato vetem hyjnë ne menyre cinike ne humneren e statistikes. Tashme nuk mbahen mend se sa te tilla vepra pa autorë fizike apo morale kane kaluar. Ato jane kthyer ne përralla që u tregohen femijeve kur prinderit mundohen t’iu shpjegojnë se sa i lig mund te jete ndonjehere fati me njerezit. Tragjedite jane vetem maja e ajsbergut ne nje vend ku “vullneti i fatit” mbreteron mbi jeten e disa milionave te cilet jane shumë njerezorë dhe nuk mund ta ndertojnë dot vete te tashmen dhe te adhmen e tyre. Ne nje sistem te tille inteligjenca topitet, aftesite vetjake denohen si snobiste, idete shpeshhere jane o blu o te kuqë, ndergjegjia blihet dhe shitet mbi kufomen e kalbur te ndershmerise dhe njerezit fusin ne mushkeri eren e parase. Ah kjo paraja e shkrete! Nderkohe që “fati” luan me ne, pas përdeve te hipokrizise majmen plencat e dishepujve me te epur te kesaj feje te re që nenshtron dhe josh breza te rinj njerezish që lindin dhe vdesin me syte nga qielli. Paraliza e shqisave dhe ndjenjave te mira eshte plotesisht funksionale ndaj mbijeteses se ketij sistemi që ushqëhet me pasivitetin e nje shoqërie te tere. Njerez te zhgenjyer që i lene trashegim jeten nje brezi te ri që e kerkon suksesin te vleresuar ne valute, ne kohen me te shkurter dhe ne menyren me te shpejte. Jeta fillon me korrupsionin e nje materniteti te zymte që i jep mireseardhjen krijeses se pafajshme. Jeta mbaron me ryshfetin ndaj varremihesit, me shpresen për te gjetur nje cope toke ku te prehen kockat. Nje shoqëri e tille denon te ardhmen e atyre që na ndjekin nga pas duke u lene peshqësh nje toke shterpe ku mbin vetem fara e individualizmit meskin dhe nje qiell i erret ku nuk duket asnje rreze ndryshimi.

Paralelisht me indoktrinimin e fatit ne jeten shqiptare faltorë te reja ngrihen rregullisht me nje taktike marketingu te ashpër ne cdo 100 apo 200 metra. Nuk mjafton kontrolli i ndjenjave dhe shpresave, por mesa duket nevojitet edhe kontrolli fizik i territorit. Kazino, lojra fati etj. ngushellojnë te “pafatet” dhe defrejnë fatlumët me mire se cdo kishe apo xhami. Neqoftese fatit i shtohen edhe disa litra alkooli, atehere ceremonia kryhet edhe me mire. Jete te zbrazura nga shpresa dhe nga cfaredolloj përmbajtje morale flijohen ose shpërblehen mbi altarin e nje tavoline te gjelbert, apo përballe ekranit te pashpirt te nje kompjuteri vezullues. Parajsa dhe ferri mbijetojnë ne nje simbioze te frikshme brenda pak metrave katrorë. Mund te duket qësharake dhe pak serioze e tere kjo, por faktikisht eshte nje tregues domethenes i nje shoqërie njerezorë që merret ne konsiderate vetem atehere kur fati luhet brenda disa kutive votimi. Te zhgenjyer, te mashtruar dhe teresisht te pafuqishem, kerkojnë iluzionin e nje jete me te mire brenda ketyre tempujve te fatit. Nderkohe jeta vazhdon dhe vitet ikin duke lene pas te tjera tragjedi pa autorë dhe te tjera viktima te “fatit” mizor. Duke shpresuar ne lindjen e atij femijes se vogel që nje dite do te therrase se mbreti eshte lakuriq, po marr hua fjalet e nje prej mendjeve me te kthjelleta italiane, Ascanio Celestini. Ai i referohej vendit te tij, por une gjeta nje afersi edhe me ate tonin. Pak a shumë thote: “…Për te ruajtur nje regjim te tille nuk eshte i nevojshem nje diktator, mjafton nje kumarxhi i zoti dhe nje pale letra te manipualuara.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›