E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flakë karburanti, plagoset një punëtor



TIRANE - Një pikë karburanti në fshatin Vaqarr të Tiranës ka rrezikuar të shpërthejë, pasi u përfshi nga flakët rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur lehtë punonjësi i karburantit, Përparim Uka, i cili ka pësuar djegie në njërën këmbë dhe tashmë ndodhet në spital. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndi elektrike në botin, i cili në atë moment po furnizonte me naftë karburantin. Flakët janë përhapur shumë shpejt, duke rrezikuar një shpërthim që mund t'i kushtonte jetën jo vetëm punonjësve të karburantit, por edhe banorëve të Vaqarrit. Ndërhyrja e shpejtë e 3 makinave zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›