E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi, kërkuan 100 mijëeuro në emër të Elvis Çefës

Të tjera rreth shkrimit Sondazh: Kë donit të votonit Vishën apo Çefen?- VOTO PS: Kandidati për KLD i akuzuar në Prokurori Kuvend, shtyhet votimi për vendin vakant në KLD Intervista/ Ardian Visha i PS: Dua dhe votat e PD-se TIRANE-Elvis Çefa, kandidati i PD-së për të qenë anëtar i KLD-së dhe më pas nënkryetar i saj, ka qenë i përfolur në një akt korruptiv, në postin e drejtorit të AKKPsë.

Sipas një materiali të prokurorisë së Tiranës, të cilin e e posedon dhe e publikoi sot “Shqiptarja.com”, një punonjëse e Agjencisë ka kërkuar para në emër të vet dhe të drejtorit Elvis Çefa, ndaj një shtetasje që kërkonte njohjen e pronës në bregdet. 

Shtetasja Vilma Nesturi, përfaqësuese e një familjeje pronarësh në Vlorë në nëntor 2009 bëri kallëzim ndaj punonjëses së AKKP-së, Irena Mjeshtri, e cila sipas dëshmisë i kishte kërkuar 100 mijë euro në emër të drejtorit Elvis Çefa, që t’i njihej prona 50 hektarë në Palasë. Pas ballafaqimit, punonjësja u shkarkua nga detyra, ndërsa prokuroria e mbylli çështjen.

(Shkrimin e plotë të gazetarit Arben Rrozhani mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›