E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Maqedoni, nga sot lëvizet vetëm me letërnjoftime

Që prej ditës së sotme qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë do të lëvizin në të dyja drejtimet vetëm me karta identiteti. Sot ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet dy vendeve për lëvizjen e ndërsjelltë të qytetarëve, me karta identiteti.
 

Marrëveshja e nënshkruar nga Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe homologu i tij maqedonas Nikola Poposki më 1 dhjetor 2011 në Tiranë.
 

Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur vetëm kartat e identitetit.
 

Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›