Shkup, ASHAM spranon asnjë anëtar shqiptar
SHKUP-Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka zgjedhur disa kandidatë të propozuar për anëtarë të rregullt të saj, në mesin e të cilëve nuk ka asnjë kandidat shqiptar.
Të propozuar janë Gale Galev, Mihail Petkovski, Zoran Karaxhov, Nada Pop- Jordanova, Trajçe Stafilov dhe shkrimtari Eftim Kletnikov. Ne te ishin paraqitur edhe kandidatë shqiptarë për t`u bërë pjesë e ASHAM, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka marrë dritën jeshile nga njësitë shkencore të këtij institucioni shkencor.
Ndër 35 kandidaturat e dorëzuara, kandidatët shqiptarë janë: prof.dr. Abdulmenaf Bexheti, prof.dr. Qemal Murati dhe prof.dr. Fatmire Lumani. Në mesin e kandidaturave janë edhe kandidatë të komuniteteve tjera si Gazanfer Bajram – studiues turk dhe dy kandidatë të komunitetit serb.
Kryesia e ASHAM ka mbështetur vetëm gjashtë kandidaturat, duke theksuar se ato së shpejti do të bëhen pjesë e rregullt e këtij institucioni.
Në radhët e kësaj akademie deri tani janë vetëm dy shqiptarë: Alajdin Abazi si anëtarë i rregullt dhe Ali Aliu si anëtarë i jashtëm. (INA)