E Diel, 1 Nëntor 2026

Furgoni del nga rruga, përplas katër fëmijë

Foto Ilustruese

Kater femije kane mbetur te plagosur, pasi jane perplasur nga nje furgon. Aksidenti ka ndodhur ne aksin rrugor Lushnje-Berat, ne mengjesin e sotem.

Sipas te dhenave te para te policise, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Stan. Mesohet se nje furgon pasagjeresh ka dale nga rruga  dhe ka përplasur 4 fëmijë të cilët ndodheshin buzë saj.

Per fat femijet jane jashte rrezikut per jeten, por ndodhen ne spital per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore.

Nuk ka ende te dhena rreth shkakut te daljes jashte rruge te automjetit, ndonese dyshimet e para flasin per nje defekt te mundshem teknik. Policia eshte duke hetuar per zbardhjen e ngjares.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›