Denoncoi anoreksinë, balerina pushohet nga puna
MILANO – Një balerinë në pesë vuan nga anoreksia në teatrin Scala”. Kjo deklaratë e balerinës Maria Francesca Garritano, për gazetën britanike Observer, i ka kushtuar asaj vendin e punës.
Drejtuesit e teatrit milanez e motivuan vendimin për pushimin e saj nga puna me pretendimin se kishte dezinformuar publikun duke përshkruar një situatë që nuk korrespondon me realitetin.
Balerina 33-vjeçare deklaroi se shumë prej kolegeve të saj e kanë të pamundur të sjellin në jetë fëmijë, për shkak të mënyrës së si ushqehen për të mbajtur trupin në formë.
Teatri Scala shpjegon përmes një deklaratë se “Ishim të detyruar të ndërprisnim kontratën e punës me zonjushën Maria Francesca Garritano pas deklaratave të saj të rreme, që kanë dëmtuar rëndë imazhin e teatrit.”
(er.nu/BalkanWeb)