E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i ri i Popullit nis punen duke ndihmuar komunitetin rom

Avokati i ri i popullit Igli Totozani po strehon sot per te treten dite ne mjediset e institucionit disa familje rome per ti mbrojtur nga dimri i ashper i ketij viti teksa temperaturat jane prej disa ditesh nen zero. Familjet rome jane pa shtepi dhe me shume femije. Ata jane shume te varfer dhe nuk kane asnje cati mbi koke. Jemi te pambrojtur. Ju lutem te gjithe institucioneve qe te mos kete dallim racial ne Shqiperi. U bene shume vjet demokraci dhe tani duam edhe ne romet qe te jetojme si gjithe te tjeret - thote Hysen Kanani nje rom i pastrehe baba i 12 femijeve.

Avokati i popullit u takua me kete grup romesh teksa po i perzenin ne mes te dimrit nga nje toke ku jetonin ne cadra. Tani ata po bisedojne me bashkine ministrine e punes dhe ministrine e mbrojtjes qe te gjejne nje strehe sa me te pershtatshme per ta. Ju premtoj dhe e kam detyre ligjore qe te gjitha kerkesat tuaja do te merren parasysh. Do te bejme nje rekomandim do te flasim me qeverine dhe do te bashkepunojme me te dhe me bashkine qe te gjitha problemet tuaja te hyjne ne rrugen e zgjidhjes - tha avokati i popullit Igli Totozani.

Ketu nuk eshte fjala per nje grup te vogel por per nje komunitet dhjetera mijera njerez qe nuk gezojne te drejtat njerezore. Jetojme te bregu i Lanes. Jetojme ne meshire te Zotit. Djalin e kam shurdhmemec dhe bashke me nusen e femijet jetojme ne baraka. Kemi bere dokumenta kemi protestuar disa here dhe nuk kemi gjetur zgjidhje - thote Nafije Brahimasi gjyshe dhe nene me nje familje te gjere. Te njejtat halle kane edhe shume te tjere ne komunitetin rom. Jalldizi eshte nje nene e re ne moshe me 4 femije dhe e divorcuar. Jetoj bashke me femijet tek kasollja e mamase time. Edhe atje eshte ngushte. Na duhet shtepi dhe pune por asnje nuk na ndihmon - thote ajo.

Zoti Totozani thote se po pergatit nje pakete propozimesh ligjore per te ndihmuar te gjithe komunitetin rom per nje mori hallesh duke nisur nga shendeti shkolla puna.

Kjo situate e ngutshme qe solli dimri nxorri dashurpadashur gjithe kete problematike e cila nuk ka patur nje trajtim serioz gjate 20 vjeteve ose me tej ne kohe. Ne duhet te perballemi me kete problem ne bashkepunim me administraten publike me organet vendore me entin e banesave. Problemi nuk zgjidhet duke mbyllur syte dhe duke e shtyre ne kohe sepse eshte fjala per te drejtat e njeriut - thote ai.

Romet zene nje pjese te rendesishme te shoqerise shqiptare si nga numri i tyre shtrirja gjeografike dhe kane nje histori te pasur bashkejetese. Per shkak te traditave te tyre pjesa me e madhe e tyre jane pa shtepi pa shkollim te varfer dhe te semure. Nje numer i madh i tyre jane ende pa u regjistruar ne zyrat e gjendjes civile prej disa brezash dhe kjo i pengon te roganizohen dhe te perfitojne te drejtat e tyre njerezore dhe kombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›