Rama: Drejtësia e vota e lirë, shqetësim i të gjithëve
VJENE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama komentoi në rrjetin social “Twitter” takimet e tij gjatë vizitës në Vjenë.
“Bashkëbisedim gjatë dy orë në EU House me një audiencë të interesuar shqiptarësh që jetojnë në Vjene. Programi i ri i PS-së qendra e bisedës”- shkruan kryesocialisti.
Ndër të tjera, Rama bën të ditur se në panel ishin të pranishëm edhe eurodeputeti i SPO-së dhe gazetarja e Der Standard. “Falë talentit të moderatorit Fate Velaj salla u përshi tërësisht!”- vijon të tej Rama.
“Ndëshkimi i vrasjeve të 21 janarit e korrupsionit qeveritar kërkesë insistuese e audiencës. Drejtësia e vota e lirë shqetësim i të gjithëve!”- përfundon mesazhi i kryesocialistit në rrjetin social “Twitter”.
(er.nu/BalkanWeb)