E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e ilaceve, pakesohen operacionet

Sonila Isaku

Mungesa e medikamenteve, materialeve mjekesore ka ulur rreth 9 per qind numrin e operacioneve qe kryhen sot ne spitalin e neurokirurgjise ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Sipas shefit te ketij pavijoni, Mentor Petrela, prej nje viti pacientet rrjedhin per ne klinikat private, ose jashte vendit, per nje sherbim me te mire. "Ritmi i ketij viti eshte me i ulet se ai i vitit te kaluar, ose te dy tre viteve me pare", eshte shprehur shefi i neurokirurgjise, Mentor Petrela. Sipas tij, megjithese personeli mjekesor eshte i pergatitur, nuk ka mundesite e duhura per te ushtruar profesionin, pasi mungesat fillojne nga materialet baze.

Operacionet

Megjithese drejtuesit e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" pohojne se ka nje rritje te numrit te operacioneve gjate viteve te fundit, ky fakt hidhet poshte nga profesionistet. Sipas mjekeve dhe shefave te pavijoneve, te cilet kryejne keto operacione rezulton se ka nje ulje te ndjeshme, per shkak te mungesave te materialeve dhe medikamenteve, gje qe sjell mosbesim te familjaret. "Prej tre vitesh nuk ka asnje investim ne aparatura, nderkohe qe situata ne medikamente dhe pajisje mjekesore ka ardhur duke u perkeqesuar", ka theksuar Petrela. Sipas tij, kjo situate e veshtire per perballimin e semundjeve te pacienteve nuk eshte pare asnjehere ne historine e QSUT-se.

Veshtiresite

Mungesa e investimeve dhe mosfurnizimi i sallave te operacioneve me materiale mjekesore dhe aparatura i detyron shpeshhere mjeket qe nje pjese te rasteve t'i kthejne mbrapsht, duke mos i marre persiper per kurim. "Kjo situate, qe nuk eshte pare me pare ne QSUT, na veshtireson shume punen. Dhe sigurisht ne rastet kur ne nuk kemi mjetet e duhura, nuk mund te bejme aventura", ka theksuar shefi i neurokirurgjise. Te gjendur perballe ketyre mungesave te medha per kurimin e pacienteve, te gjithe shefat e pavijoneve te QSUT-se kane kerkuar reformim te sistemit shendetesor. Me nje leter te drejtuar krereve me te larte te shtetit, qeverise dhe parlamentit presin pergjigje, nderkohe qe Ministra e Shendetesise eshte duke negociuar me ta.

Ankesat

Pas plagosjes se mjekut kardiokirurg, Ali Refatllari, mjeket dhe shefat e sherbimeve ne QSUT kane nisur protesta per ndryshimin e sistemit shendetesor, nderkohe qe kane nxjerre per here te pare ne pah mangesite e ketij sistemi. Keshtu, ish-ministri Mustafa Xhani tregoi pak dite me pare se endoskopia, e cila eshte kryer ne vendin tone ne vitin 1983, sot nuk u ofrohet pacienteve. Po keshtu edhe aparatura e lipotritit prej tre vitesh ka dale jashte funksionit, nderkohe qe nuk eshte bere asnje perpjekje per riparimin apo zevendesimin e saj. Po keshtu, akuza te drejtperdrejta jane bere per drejtuesit e QSUT-se per moskryerjen e tendereve ne kohe si dhe korrupsionin qe behet me to.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›