E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depardieu do luajë rolin e Dominique Strauss- Kahn

Share

Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu tha se ai ka nënshkruar për të luajtur rolin e Dominique Strauss- Kahn, ish- shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas BBC, Depardieu është shprehur se ish- shefi i FMN është arrogant dhe i vetëkënaqur.

Ai është shumë francez, është arrogant, i vetëkënaqur. Është një rol që luhet. Do e bëj sepse nuk e pëlqej atë, tha aktori në një intervistë për televizionin zviceran RTS.

Pas akuzave për përdhunim, DSK u largua nga drejtimi i FMN. Atij iu shuan edhe shpresat për të kandiduar për president të Francës.

Filmi do realizohet nga regjisori amerikan Abel Ferrara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›