Edhe ju i ktheheni alkoolit kur u refuzojnë femrat?!!
Share
Mizat mashkull të frutave konsumojnë më shumë alkool kur refuzohen nga femrat. E jo pak, por në mënyrë të ndjeshme më shumë alkool. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga shkencëtarët amerikanë.
Sipas BBC, mizat kanë një kimikat në tru, të quajtur neuropeptide F, i cili rregullon sjelljen e mizave. Një kimikat të ngjashëm e kanë edhe njerëzit.
Shkencëtarët kanë testuar mizat duke i futur në një kuti. Atyre iu ofrohej edhe ushqimi në dy lloje, pa alkool dhe me ngarkesë alkooli. Ata meshkuj që çiftëzoheshin, nuk shkonin tek ushqimi me alkool, kurse ata që nuk çiftëzoheshin, bëheshin tapë.