E Diel, 1 Nëntor 2026

Departamenti i Drejtesise do te nise nje hetim ndaj CIA-s

Departamenti amerikan i drejtesise thote se do te nise nje hetim te plote kriminal per vdekjen e dy te dyshuarve per terrorizem ne kohen kur ishin nen mbikqyrjen e CIA-s.

Hetimi u njoftua dje me ane te nje deklarate te prokurorit te Pergjithshem Erik Holder. Burime te ndryshme lajmesh kane identifikuar dy te ndaluarit si Gul Rahman i cili vdiq ne vitin 2002 ne Afganistan dhe Mandal Al Xhamadi i cili vdiq ne burgun famekeq irakian te Abu Graibit. Fotografite e trupit te Al Xhamadit i mbuluar nga akulli shkaktuan zemerim ne gjithe botes.

Ne deklaraten e tij zoti Holder nuk i beri te ditur identitetet e dy te ndaluarve gjate kohes qe ishin nen mbikqyrjen e CIA-s.

Hetimet jane rezultat i nje shqyrtimi dy vjecar te prokurorise federale te 101 rasteve te marrjes ne pyetje te CIA-s te te dyshuarve per terrorizem. Zoti Holder tha se ky shqyrtim nuk perligj ndonje hetim te ceshtjeve te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›