Qeveria i “dhuron” PDIU-së selinë e ish-partisë së Pollos
TIRANË- Selia qendrore e ish-partisë Demokrate, të drejtuar dikur nga Genc Pollo i jepet në përdorim Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Vendimi i marrë në datën 20 shkurt 2012, është bërë dje publik, pas botimit në Fletoren Zyrtare.
“Kati i parë i ndërtesës, dhënë në përdorim për selinë qendrore të ish-Partisë Demokrate, Tiranë, i ndodhur në rrugën ‘Myslym Shyri’, sipas planimetrisë që i bashkëlidhet këtij vendimi, të jepet si ndërtesë për selinë qendrore të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Vendimi nr.4, datë 5.1.2002 i Këshilli të Ministrave ‘Për dhënie ndërtese për selinë qendrore të Partisë Demokrate’, shfuqizohet”, citojmë nga ky vendim, i cili bëhet publik vetëm pak ditë pas hyrjes në qeveri të PDIU-së, që tashmë përfaqëzohet në kabinetin Berisha me dy zv/ministra, respektivisht tek Arsimi e Kultura.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)